Neymar i ka dhënë fitoren Brazilit ndaj Meksikës. Selecao ka fituar me rezultatin 2-0 dhe tani do të presë çiftin mes Belgjikës dhe Japonisë për të marrë vesh se ndaj kujt do të luajë në çerekfinale.
Çuditërisht ishin meksikanët ata që e nisën më mirë ndeshjen por me kalimin e minutave brazilianët dolën në lojën e tyre duke dominuar mbajtjen e topit dhe duke krijuar mundësitë e para për shënim. Por Jesus është i paqartë dhe ndonjëherë duket sikur nuk është pjesë e skemave të Tite-s, ndërsa Willian, ndryshe nga herët e tjera, ndaj Meksikës është rikthyer në formë të mirë dhe loja është luajtur shumë në të djathtë aty ku ndodhet ai. Rastet e pastra për gol mungojnë nga të dyja anët, megjithëse kishte aksione të rrezikshme.