Dy punonjës policie kanë mbetur të plagosur me thikë mëngjesin e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji”.
Autori ka qenë një rom i cili më herët kishte grabitur një dyqan. Nën kërcënimin e thikës ai ka marrë një shumë parash në dyqan dhe është larguar menjëherë.
Pronari i biznesit Ardian Kuka ka njoftuar policinë pas ngjarjes dhe blutë kanë mbërritur në banesën e autorit të dyshuar, ku edhe kanë gjetur shumën e parave të grabitura. Në këtë moment, autori godet me thikë dy efektivë duke i lënë të plagosur.
Ai është prangosur menjëherë nga policia, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
a.ç