Tre ditë kanë kaluar nga dita kur në lagjen Peristeri të Athinës një 26 vjeçar shqiptar u godit për vdekje me thikë.
Këtë të shtunë janë zbardhur disa detaje të reja, dy dëshmitë e të arrestuarve për vrasjen e mistershme të shqiptarit.
Vrasësi është një 28 vjeçar, ndërsa i ati, 59 vjeç, ka qenë bashkëpunëtori i të birit. Fillimisht gjithçka ka nisur si një sherr për arsye banale. Një e sharë e 28 vjeçarit që kreu vrasjen ka sjellë nervozizmin e shqiptarit i cili i ka thënë që të vinte për t’u sqaruar me të, duke e provokuar me një “kusht”… “hajde nëse vesh pantallona”.
Kjo fjali ka sjellë dhe ngjarjen tragjike. 28 vjeçari grek ka ardhur dhe e ka goditur për vdekje me thikë shqiptarin, i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.
Shqiptari punonte si recepsionist në një hotel të kryeqytetit grek, ndërsa vrasësi ishte shitës në një byrektore. /b.d