Një polic është aksidentuar në hyrje të qytetit të Lushnjes, duke marrë plagë të rënda.
Efektivi i policisë që ka pësuar aksidentin është Fatjon Nikaj, i cili është shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Makina që drejtonte Nikaj doli nga rruga dhe u përplas me një objekt.
Shkak për aksidentin mendohet se ka qenë shpejtësia e lartë. /b.d