Një aksident fatal i ka marrë jetën katër të rinjve si dhe janë plagosur dy vajza. Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e së shtunës në Leeds në Britaninë e Madhe.
Viktimat janë 4 shokë përkatësisht të moshës 18 dy 19 vjeç dhe 21 vjeç, të cilët gjeten vdekjen e menjëhershme, teksa automjetit me të cilin ata udhëtonin u përplas me një taksi. Gjithashtu mbetën të plagosura edhe dy vajza të moshës 16 dhe 17 vjeç, të cilat janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas mediave britanikë makina me 6 të rinj ka qenë me shpejtësi.
Edhe pse 5 prej tyre e kishin rripin e sigurimit përsëri ata nuk kanë mundur të mbijetojnë pasi kanë marrë plagë të rënda. Dëshmitarët e përshkruan përplasjen mes dy automjeteve si një shpërthim të fuqishëm. Ata njoftuar menjëherë autoritete policore si dhe ambulancën.
“Përplasja ishte shumë e fortë sa nuk mund të kuptonim se sa makina ishin përfshirë” kanë thënë dëshmitarët. /b.d