Botërori hyn në pjesën më interesante atë të eleminimit direkt dhe pikërisht nga faza e 1/8 hyn në fuqi risia e madhe e këtij turneu, ndërrimi i katërt.
Në fakt, duke filluar nga ndeshja mes Francës dhe Argjentinës, trajnerët do të mund të përfitojnë nga një ndryshim më shumë vetëm në rastin e kohës shtesë.
Një mundësi kjo që është parë më përpara në Botërorin për klube në dhjetor, por kurrë në Kupën e Botës. Një revolucion që do i mundësojë trajnerëve të menaxhojnë në një mënyrë krejt ndryshe ndërrimet gjatë ndeshjes dhe për gjuajtjen e 11-metërshave.
Bashkë me VAR, shtimi i ndryshimeve të mundshme përfaqëson risinë më të rëndësishme të këtij edicioni të Botërorit.
Një ndihmë për teknikët, që në shtesat në fazën me eleminime direkte mund të përballen sa më mirë me fundin e ndeshjes, në rast të problemeve fizike apo strategjive të veçanta për 11-metërshat. (TGCOM24 / ATSH)