Një kontrollore në Pikën Kufitare të Kapshticës është proceduar penalisht pasi ka lejuar kalimin e një personi në mënyrë të jashtëligjshme.
Efektivja 28-vjeçare me inicialet E.Sh., tashmë po hetohet për “shpërdorim detyre” pasi ka lejuar kalimin e një personi me probleme pa bërë kontrollet përkatëse në sistemin TIMS.
Ndërkohë, lidhur me këtë çështje policia thotë se ka arrestuar 30-vjeçarin Aleks Leknderaj.
Ky i fundit është kthyer nga pala greke, me motivacionin se në pasaportën e tij i janë konstatuar 2 vula greke të dyshuara si të falsifikuara.
Por, kontrollorja nuk ka bërë verifikimet e nevojshme dhe është proceduar penalisht./b.d