Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas akuzave të deputetes së PD, Albana Vokshi për projektligjin e teatrit të ri kombëtar.
E ndërsa për opozitën bëhet fjalë për grabitje dhe pastrim parash, Balla thotë se ashtu si Basha dhe Vokshi do të paditet në gjykatë për shpifje.
“Duke qene se sot Lulzim Basha, zgjodhi ta hedhe balten e shpifjeve permes deputetes Albana Vokshi, meqe ne fundjave ai zakonisht viziton Hollanden, nuk mbetet gje tjeter pervecse t’ia bashkojme deputeten me kryetarin e saj ne rrugen drejt gjykates me nje padi te radhes. Zonja Vokshi, ashtu si Lulzim Basha, do te jete e ftuar te provoje ne gjyq se shpifjet e saj nuk jane te pabazuara. Kjo cmenduri balte e pershkallezuar pasi Shqiperia mori daten per celjen e negociatave, ka zhvleftesuar cdo mjet tjeter reagimi ndaj ketyre esadisteve te rinj te Shqiperise” – shkruan Balla.
Balla ka depozituar deri tani dy padi për Bashën te Krimet e Rënda për nxjerrje të sekretit hetimor për rastin e dosjes së 3.4 mln eurove që u kapën në Durrës dhe për shpifje. /b.d