Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit për vdekjen e shoferit të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, 31-vjeçarit Shkëlzen Qordja.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se kemi të bëjmë me vrasje.
“Fillon qërimi i hesapeve midis familjeve mafioze të pushtetit!”, shkruan Berisha.
Ai tenton të japë edhe verdiktin lidhur me ngjarjen.
“Për të vdekurit ka vetëm ngushëllime për familjen dhe unë ngushëlloj familjen e viktimës!
Natyrisht një pyetje kërkon përgjigje, të cilën mjerisht duket se do ta marrë me vete viktima.
Kush e eleminoi Shoferin e familjes mafioze Xhafaj??
Habilajt, për gjembën që u bëri Goni/Gerondi dhe vëlla Fatziu ministër?
Apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesen e narkoeurove të Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari???”, vijon Berisha në rrjetet sociale./a.m.