Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se ka përfunduar ndërhyrja në aksin Sukth-Maminas, në drejtimin Durrës- Tiranë.
ARRSH bën me dije se puna do të vazhdojë në segmentin e parafundit ndërsa do të devijohet lëvizja e mjeteve nga Durrësi në drejtim të Tiranës duke kaluar nga rruga dytësore, Maminas-Vorë.
Njoftimi i ARRSH-së:
Diten e neserme, ora 05:30 do te vazhdoje puna me nderhyrjen ne segmentin e parafundit Maminas – Vore po ne drejtimin Durres-Tirane.
Levizja e mjeteve ne drejtimin Tirane-Durres do te vazhdoje normalisht ndersa mjetet qe levizin nga Durresi ne drejtim te Tiranes do devijohen ne rrugen dytesore nga Maminasi deri ne Vore.
ARRSH dhe Policia Rrugore kerkojne mirekuptimin e qytetareve qe perdorin kete aks dhe bizneseve qe operojne ne kete zone ndersa tanime nderhyrja per riparimin e shtresave asfaltike po shkon drejt fundit, ne perputhje me ate cka eshte paralajmeruar qe ne nisjen e punimeve. /b.d