Dua Lipa u largua me lot nga skena mbrëmjen e kaluar në Denver. Këngëtarja ka njoftuar më pas se ka anuluar koncertin shkaku i një sëmundje që nuk ka mundur ta përballojë. Pas këndimit të vetëm tri këngëve, Dua me lot i tha audiencës se nuk mund të vazhdonte më për shkak të një infeksioni të keq të veshit dhe këshillimit të mjekëve se mund të shkaktonte “dëmtime të përhershme”.
“Unë me të vërtetë u përpoqa të shtyja pushimin për këtë shfaqje, desha t’u jepja të gjithëve një shfaqje vërtet të mirë. Ndihem kaq keq që nuk do të mund të paraqitem sepse nuk mund ta bëj fizikisht”, ka thënë ajo.
“Kështu që më vjen keq, por unë nuk do të vazhdojë sonte. Do të kthehem, më vjen keq, faleminderit shumë. Mos i gjuani biletat se së shpejti do të riaranzhojmë datën e koncertit”, tha në fund 22-vjeçarja.
Ndryshe, Dua është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore që do t’i publikojë gjatë muajve në vijim. Kujtojmë se ajo së bashku me disa artistë do të jetë e pranishme në Kosovë, ku do të performojë në festivalin muzikor “Sunny Hill”/ ma.me