Një drejtues shqiptar është përfshirë në një aksident në autostradën zvicerane në zonën Riedbrücke. Ngjarja në fjalë ndodhi dje rreth 07:15. Albinfo.ch. shkruan se shoferi shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, po udhëtonte me një kamion, ndërsa papritur rimorika e autotransportuesit u shkëput. Për fat të mirë askush nuk mbeti i lënduar, ndërsa nga aksident pati vetëm dëme materiale. Aksidenti shkaktoi edhe bllokim të autostradës, ndërsa më vonë gjithçka iu kthye normalitetit.
ma.me