Posta e Lagjes numër 8 në qytetin bregdetar të Durrësit është grabitur gjatë natës së kaluar. Dyshohet se autorët kanë hyrë me forcë në ambientet e postës. Menjëherë pas sinjalizimit të ngjarjes së ndodhur, forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të grabitjes, duke bërë të mundur arrestimin e tyre. Dyshohet se autorët e grabitjes janë nga zona e Kënetës. Sakaq, policia ka arritur të sekuestrojë edhe paratë e grabitura.
ma.me