Punësimi i Maurizio Sarrit mund t’i kushtojë Chelseat rreth 38 milionë euro, raporton Mediaset Premium.
Trajneri italian është i zgjedhuri i Chelseat, por emërimi i tij është shtyrë për shkak të problemeve me kontratë, transmeton Koha.net.
Kjo pasi Sarri ka kontratë me Napolin dhe klauzolë largimi prej 8 milionë euro, dhe klubi italian është i gatshëm që ta lërë të lirë atë për 5 milionë euro.
Sarri raportohet se do të marrë pagë prej 6 milionë euro në sezon për tre sezonet e ardhshme, përderisa 3 milionë euro të tjera bonuse. (b.an)