Grida Duma ka komentuar ate qe sipas saj eshte shtyrje e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, duke e cilësuar si humbje. Në një intervistë për “ABCnews” ajo u shpreh se “Duket qartë që me këto hapa nuk do të realizohet dot as viti 2025 që ishte përcaktuar si një afat kohor normal për vendet e Ballkanit.”
Më tej Grida shtoi se “Mali i Zi e mori statusin e vendit kandidat në 2010 dhe ju hapën negociatat në 2012, dhe më pas filluan negociatat vetëm. Serbia e ka marrë statusin e vendit kandidat në 2012 dhe I hapi negociatat në 2013 dhe po ashtu nisi negociatat konkrete vetëm gjashtë muaj më pas. Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat në 2014 dhe në 2018 merret vendimi për ta shtyrë edhe një vit për në 2019 dhe më pas sërish të shohim si ka ecur me reformat. Të quash humbjen fitore siç bën qeveria do të thotë që pas shumë fitoresh si këto do të shkojmë në disfatën më të thellë kundrejt Europës”.