Brazili ka bërë detyrën në sfidën e fundit të Grupit E duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-ve të Kampionatit Botëror. “Seleçao” nuk e vuri për asnjë moment në diskutim fitoren përballë Serbëve të cilët kthen në shtëpi pas një dështimi të bërë në ndeshjet e fazës së grupeve.
Skuadra e drejtuar nga Tite triumfoi me rezultatin e pastër 2-0 duke e dominuar takimin gjatë gjithë 90 minutave përballë një Serbie që ishte e pafuqishme për të përballuar presionin e brazilianëve.
Golin e parë të takimit e shënoi Paulinjo në minutën e 36-të të takimit duke e kaluar topin mbi portierin Stojkoviç pas një asisi spektakolar të marrë nga Kutinjo duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 1-0.
Në pjesën dytë do të ishte qëndërmbrojtësi Tiago Silva ai që shënoi golin e dytë për Brazilin në minutën e 68-të duke goditur në mënyrë perfekte me kokë që e dërgoi për herë të dytë topin pas krahëve të portierit Stojkoviç.
Brazilianët e kalojnë grupin si kryesues me 7 pikë të grumbulluara, ndërsa ekipi që i bashkohet është Zvicra që kaloi dhe ajo në fazën tjetër pas barazimit të marrë në ndeshjen kundër Kosta Rikës.
“Helvetët” barazuan me rezultatin 2-2 ku i pari që shënoi për Zvicrën ishte mesfushori me orgjinë shqiptare Blerim Xhemajli ndërsa goli i dytë u shënua nga ana e Drmic, kurse për Kosta Rikën golat u realizuaN nga ana e Ëaston dhe Ruiz.
Zvicra kalon si ekip i vendit të dhe pse ka pikët e barabratë me Brazilin por këta të fundit kanë golavarazh më të mirë.
Në fazën tjetër Brazili do të përballet kundër Meksikës, ndërsa Zvicra do të sfidojë Suedinë.
Më poshtë dy golat në takimin Brazil-Serbi. (TemA)
Goli i shënuar nga ana e Paulinjos
Goli i shënuar nga ana e Tiago Silvës