Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën e cila sipas tij bëri të pamundurën për të nxirë vendin vetëm e vetëm për bllokimin e integrimit.
Nuk ka vonuar edhe reagimi nga ana e opozitës. Në rrjetet sociale ka reaguar nënkryetari i PD-së Edi Paloka, i cili shkruan se koha e kryeministrit Rama ka marrë fund dhe se ai nuk do të ketë një shans tjetër pë të vonuar e zvarritur edhe me një vit Shqipërinë e shqiptarët drejt rrugës së tyre në BE.
“Koha e Edi Rames ka mbaruar! Ai eshte deshtimi me i madh i Shqiperise ne keto 28 vjet.
Ka thyer çdo rekord negativ te paraardhesve socialiste, duke stopuar per 5 vjet integrimin e Shqiperise.
Edi Rama nuk mund dhe nuk do ta kete shansin qe te zvarrise shqiptaret edhe nje vit tjeter per te marre nje refuzim tjeter. Shqiptaret nuk kane me kohe per te humbur!”, shkruan Paloka./a.m.