Një ditë më parë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian shtynë për vitin e ardhshëm çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Pas konkluzioneve të djeshme, tashmë ka nisur puna përgatitore për procesin.
Lajmi konfimohet nga zëdhënësja e Komisionit Evropian.
“KE-ja tani e fillon punën e përgatitjeve, siç qëndron në konkluzionet e Këshillit dhe do të vazhdojë të mbështesë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, sidomos në fushën e gjyqësisë, luftën kundër korrupsionit, dhe administratës publike, të cilët kanë impakt të madh mbi jetën e çdoditshme të qytetarëve”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Margarita Shinas.
Sipas vendimit të djeshëm të Këshillit të BE-së, me plotësimin e kushteve të vendosura Maqedonia dhe Shqipëria do të mund të fillojnë negociata për anëtarësim në qershor të vitit 2019./a.m.