Opozita deklaroi sot se nuk ka vendim dhe as datë për çeljen e negociatave. Kreu i opozitës theksoi se vendimi mund të jetë penalizues edhe në qershor 2019 nëse nuk luftohet krimi dhe korrupsioni.
Në përgjigje ndaj deklaratave të opozitës, Ditmir Bushati shkruan se rruga e Shqipërisë drejt BE është e pakthyeshme por opozita nxin vendim e BE.
Ministri i jashtëm kërkoi që opozita të gjejë kohë për të lexuar vendim.
“Vendet anëtare skicojnë rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit, kuadrin kohor dhe hapat e instrumentet e ndërveprimit të Shqipërisë me Komisionin Europian. Opozita në Tiranë nxin. Unë kurrsesi nuk dua të besoj se partia, e cila kërkon të qeverisë vendin është mërzitur nga vendimi i mirë për Shqiptarët e jo për qeverinë. Por, preferoj të mendoj se akoma s’ka gjetur kohën e mjaftueshme të lexojë si duhet atë vendim”, shkruan Bushati
Javanews.al/a.ç