Marcos Rojo ka zbuluar se çfarë u kishte thënë kapiteni Lionel Messi bashkëlojtarëve në tunel para fillimit të pjesës së dytë.
Messi shënoi golin e parë të Argjentinës në këtë ndeshje, por Nigeria e barazoi rezultatin me anë të Victor Moses nga penalltia, para se Rojo ta shënonte golin e shkëlqyer të fitores.
“Gjatë pjesës së parë, Messi tha se të gjithë ne e kemi për detyrë të shënojnë kurdo që e kemi rastin, të godasim në drejtim të portës pavarësisht vendit”, zbuloi ai.
“Prandaj kur e pashë topin që po vinte në drejtim timin, e godita me tërë fuqinë që kisha dhe topi u fut në portë”, shtoi Rojo.
Argjentina është në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës dhe të shtunën do të përballet me Francën.
a.ç