Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, pak pas vendimit të KE për shtyrje e negociatave për Shqipërinë në qershor të vitit tjetër.
Përmes një statusi në “Facebook” Shehu i kthehet Bushatit, ndërsa pyet se cilin falënderoi ministri.
Mes të tjerash ai theksoi se Bushati duhet të japë dorëheqje pas dështimit me negociatat.
REAGIMI I SHEHUT
Pse dhe cilin falenderon Ministri Bushati per deshtimin e Negociatave?!
Me e ndershme do ishte te ipte doreheqjen se bashku me Qeverine Rilindase.
Falenderon se Ministrat e Jashtem te BE-se rrezuan propozimin e Komisionit?!
Falenderon se Samiti as do ta marre ne shqyrtim Shqiperine!?
Falenderon se gjithçka do te shqyrtohet ndoshta ne qershor te 2019?!
Nuk u miratua asnje celje, as me kusht e as pa date.
Pra cdo gje nga fillimi, si vite me pare, si qe nga 2013-ta.
Fatkeqesi kombetare kjo nga keq qeverisja, bashkejetesa me krimin, drogen, korrupsionin, nga modelet Lindore qe deklarohet se kjo qeveri ka ne nje vend Perendimor….
Ne fakt te gjitha bashke keto edhe te tjera…
/b.d