Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka dalë në një konferencë për mediat pas vendimit të Këshillit Evropian që caktoi Qershorin e vitit të ardhshëm si kohën kur do të çelen negociatat e Shqipërisë me BE.
Bushati ka deklaruar se shtyrja e vendimit për vitin e ardhshëm është një praktikë e njohur nga BE e ndjekur edhe më parë me vende si Serbia dhe Mali i Zi.
Ai tha se tashmë hapet rruga për të nisur punën përgatitore me Komisioni Evropian për përgatitjen e hapave drejt negociatave.
Ai dha një përgjigje edhe mbi deklaratat e eksponentëve të opozitës kur tha se “spekulantë politik dhe mediatik humbën bastin, sot një ditë e gëzuar”.
“Për fat të keq këto ditë politika shqiptare dhe media kishin vendosur 28 qershorin si një ditë për bast apo larjen e hesapeve me qeverinë e Edi Ramës. Ky është një proces që nuk ka të bëjë me Shqipërinë dhe Shqiptarët dhe jo me një qeveri. Më vjen mirë që ky bast politikë dhe mediatik nuk u përmbush sot. Sot është një ditë e gëzuar për të gjithë popullin shqiptar”, deklaroi Bushati.
“Vendet e BE i përgjigjen pozitivisht rekomandimit të KE për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë. Këshilli po ashtu, ka caktuar një afat kohor, brenda së cilës do konkludohet.
Këshilli i kërkoi KE të fillojë procesin përgatitor me Shqipërinë duke qenë se ka skicuar qartë rrrugën drejt bisedimeve për anëtarësim. Gjithashtu ka caktuar një afat kohor Qershorin e 2019-ës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Natyrisht kjo është praktikë jo vetëm për BE, i cili edhe në rastin e Serbisë, edhe në rastin e Malit të Zi ka përcaktuar një afat kohor brenda së cilës ndodhi puna përgatitore nga momenti i vendimarrjes së Këshillit e deri në nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Komisioneri Johanes Hahn është shprehur shumë qartë, gjithashtu, presidenca e BE në mbështetje të këtij procesi dhe konkludoi se tanimë Shqipëria është në rrugën e pakthyeshme drejt procesit të anëtarësimit në BE.
Diskutimeve e këtyre ditëve në të gjtiha nivelet, dëshmuan një gjë të cilën kemi kohë që e themi dhe jemi dëshmitarë njëkohësisht, kursi i reformave që ka ndërmarrë Shqipëria sidomos nga momenti që mori statusin e vendit kandidat, është një kurs reformash impresionues, i icli natyrisht do duhet të thellohet edhe më tej në ditët dhe muajt në vijim. Ne do ulemi me KE ka humbur kohë në procesin përgatitor në mënyrë që Qershori i vitit të ardhshëm ta gjejë Shqipërinë në një pozicion sa më solid sa i takon plotësimit të detyrimeve qsa i takon anëtarësimit në BE.
Sot ishte një ditë e rëndësishme edhe për vetë projektin evropian”, tha Bushati./a.m.