Policia italiane ka arrestuar 14 persona, të gjithë të akuzuar si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Mediat italiane raportojnë se në mesin e të ndaluarve ka edhe shqiptarë.
Policia e Parmës, në një operacion të gjerë, ka sekuestruar 23 kg drogë. Në kuadër të operacionit të koduar “Tabula Rasa”, që u krye nga karabinierët e Parmës, në pranga ranë 9 shtetas nga Magrebi, 4 shqiptarë dhe një italian.
Ata ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm, ndërsa mes drogave shisnin edhe heroinë.
“Ansa” shkruan se aktivitetin e tyre trafikantët e zhvillonin në një lagje historike të Parmës.
Lënda narkotike mësohet se sigurohej nga shqiptarët, ndërsa disa afrikanë kujdeseshin për ta shitur.
Hetimet për të goditur grupin kishin nisur që në vitin 2016./a.m.