Franca dhe Danimarka kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e fundit në barazimin 0-0 dhe me këtë rezultat do të jenë francezët ata që do të kryesojnë grupin, ndërsa danezët kanë kapur vendin e dytë.
Deschamps kishte vendosur të përdorte rotacionin, ndërsa Danimarka u mundua të bënte diçka por e kishte shumë të vështirë të depërtonte në zonën e mbrojtur mirë nga blutë.
Sidomos në pjesën e dytë, francezët krijuan më shumë mundësi shënimi, megjithëse asnjëra e pastër, por pa arritur të gjenin golin. Të dyja skuadrat arrijnë objektivin. Në të gjithë histrinë e saj në Kupën e Botës, kjo është hera e parë që Danimarka ka barazuar 0-0.
***
Danimarka do të kërkojë ta sigurojë kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës sot kundër Kombëtares tashmë të kualifikuar, Francës.
Danimarka dhe Franca do të ballafaqohen në “Luzhniki Arena” në Moskë, në një duel për vendin e parë dhe të dytë në Grupin C.
Të dy skuadrave u leverdis edhe barazimi, pasi kështu Franca do ta ruante pozitën e parë në grup, ndërsa Danimarka do të kualifikohej si e dyta.
Fitorja e Australisë ndaj Perusë dhe humbja e Danimarkës ndaj Francës do të thoshte eliminim për danezët.
Këtu janë formacionet zyrtare të të dy skuadrave:
/a.m.