Një fushatë kontraverse i ka detyruar fshatarët kinezë të heqin dorë nga varrosja me arkivole. Dhe jo vetëm kaq. Agjencia e lajmeve “The Paper” shkruan se më 23 Qershor të paktën 5 mijë banorë në provincën Juangxi i dorëzuan akrivolet pranë autoriteteve.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar fotot e fushatës së qivurëve të ngarkuar në kamionë.
Kina po përpiqet të ndryshojë perceptimet e publikut rreth varrosjeve tradicionale dhe të inkurajojë përdorimin e krematoriumeve. Kjo për shkak të mungesës së tokës për të hapur më shumë varreza të reja.
Tradicionalisht populli kinez beson se varrimi është mënyra e duhur për të trajtuar një të vdekur. Por fushata qeveritare i ka vënë me ‘shpatulla pas murit’. /javanews/b.d