Në debatin e mbajtur sot në Komisionin për “Çështjet Sociale”, deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shprehur se Edi Lika, pronar i firmës që merrej me transportimin e makinave nga jashtë shtetit, për në Shqipëri punon për llogari të socialistëve.
“Ketë të Toyota Yaris e keni nxjerrë për para dhe s’është në burg për dhunë në familje. Ja ku e keni vendimin e gjykatës, policia s’e respekton”, tha ai.
Deputeti Salianji tregoi gjithashtu disa dokumente, për të cilat shtoi se janë dokumente gjykate që provojnë se Lika duhet të ishte në burg për dhunë në familje, por që po ndiqej penalisht në gjendje të lirë.
Në debatin e mbajtur tek “Çështjet Sociale”, me fokus dhunën në familje, diskutimi u zhvillua kryesisht mes deputetit demokrat Ervin Salianji dhe deputetes socialiste Elisa Spiropali.
Deputeti i PD-së e paralajmëroi deputeten socialiste se për të kishte një dokument komprometues që do ta publikojë së shpejti
Pjesë nga debati
Salianji: S’më provokoni dot!
Spiropali: S’kemi ardhur për sherre, nuk ka sherr të jesh i qartë.
Salianji: Jam shumë i qartë, për ty ka një dokument nga Italia, por s’po e nxjerr sot.
Spiropali: Shko në prokurori nëse ke informacion, çfarë dosjesh ke ti? Kush je ti që ke dosje?
Salianji: Mos e teproni…
Spiropali: Dil përjashta!
Spahia: Lëri kolegët të flasin.
Salianji: Ja kush është personi i kapur me Toyota Yaris i dënuar për dhunën në familje (tregon dokumentet).
Spiropali: Jeni zhurma më e madhe në këtë sallë.
Salianji: Rregullo drejtimin. Mos u drejto ne personale. Ketë të Toyota Yaris e keni nxjerrë për para dhe s’është në burg për dhunë në familje. Ja ku e keni vendimin e gjykatës, policia s’e respekton.
a.ç