Mediat greke raportuan një ditë më parë se Greqia dhe Shqipëria kanë arritur të finalizojnë marrëveshjen për “Detin”. Po ashtu, paralajmërohej një takim mes dy kryeministrave Rama e Cipras për firmosjen e saj para samitit të BE në datat 28-29 Qershor.
Por sot, mediat e shtetit helen raportojnë se mund të bëhet pejgesë presidenti i Shqiëprisë Ilir Meta, ashtu siç u bë pengesë me vonesën për autorizimin për negociatat.
“Vërehet një implikim në përparimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri, pasi Presidenti Ilir Meta nuk autorizon qeverinë e Edi Ramës për të vazhduar (në nënshkrimin e marrëveshjes), ashtu siç e ka për detyrë institucionale që ta bëjë”, raporton media greke news247.gr.
Në Rodhos, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati vazhdojnë intensivisht edhe sot përpjekjet për ta mbyllur marrëveshjen, në mënyrë që Kryeministrat Alexis Tsipras dhe Edi Rama të kalojnë në fazën përfundimtare, ndërkohë që shprehet optimizëm i përmbajtur se Ilir Meta do të bindet dhe do të ndryshojë sjellje, sigurisht edhe nën presionin e faktorit ndërkombëtar.
“Bën përshtypje të veçantë argumentimi i opozitës ndaj Edi Ramës në Tiranë, e cila duket t’i ngjajë mjaft argumentimit përkatës me anë të të cilit opozita e FYROM i kundërvihet qeverisë Zaev, si edhe argumenteve të palës nacionaliste në Athinë. Për më tepër, zbulimi i lajmit dje nga Neës24 /7 për mbylljen e mundshme të marrëveshjes-paketë nga N. Kotzias dhe D. Bushati në Rodhos shkaktoi një valë reagimesh dhe akuzash ndaj qeverisë Rama që nuk e informon popullin shqiptar, çka behet nga mediat greke”, vijon shkrimi i news247.gr./a.m.