Kryeministri ka reaguar sërish për debatin e hapur ditët e fundit rreth mundësisë së ngritjes së kampeve të refugjateve dhe ardhjes së luftëtarëve të ISIS në Shqipëri.
Ai e quajti një broçkull kozmike dhe lajm të rremë. Shefi i qeverisë deklaroi se nëse çmendet ndonjëri në BE, do i sugjerojmë psikolog
“Broçkulla kozmike e 600 mijë ushtarëve të ISIS që do vijnë në Shqipëri. ISIS nuk i ka 600 mijë ushtarë në terren se po shkatërrohet, jo më të ketë 600 mijë pasagjerë që presin avionët e të vijnë në Shqipëri.
Ndërkohë s’ka si ti shkojë në mendje kujtdo qoftë në Europë që të mendojë që Shqipëria mund të bëhet një megapikë grumbullimi qoftë dhe për 600 mijë refugjatë të zakonshëm
S’ka sesi. Edhe sikur të çmendet ndonjëri në Europë e ta bëjë këtë shaka ne do buzëqeshim me keqardhje dhe do i sugjerojmë psikiolog, por nuk mund dot të imagjinojmë gjëra të tilla”, tha Rama
Kreu i qeverisë tha se ky është një lajm i fabrikuar nga PD.
“Mberritja e 600 mije luftereve te ISIS ne Shqiperi është nje lajm i fabrikuar nga PD”
Javanews/a.ç