Kryeministri Edi Rama ndodhet në Sarandë në kuadër të turit të llogaridhënies publike, ku po zhvillon një dëgjesë me minoritetin grek.
Gjatë takimit Rama foli për shumë çështje si; negociatat me Greqinë, debati për kampet e refugjatëve, çelja e negociatave me BE dhe akuzat e opozitës
Rama: Greqia do zhbëjë ligjin e luftës
“Ligji i Luftës ishte një pengues, por do të zhbëhet nga parlamenti i Greqisë“, tha Rama
Kryeministri deklaroi se ka patur tensione për marrëveshjen me Detin.
“Kemi bërë progres të jashtë zakonshëm për një marrëveshje të re“, tha Rama.
“Greqia e ka njohur si fakt ligjin absurd të luftës dhe ka pranuar ta shfuqizojë. Ne e kemi nisur këtë disutim, fqinjët tanë thoshin se nuk ekziston, ne kemi traktat miqësie, janë gjëra të së shkuarës, por e vërteta është që është një fakt shumë pengues dhe me pasja juridike sot e gjithë ditën që do zhbëhet nga parlamenti i Greqisë.
Ashtu sikundër është fakt që për shumë vite emigrantët shqiptarë në Greqi kanë pasur vështirësira të mëdha dhe janë më shumë se 5 milionë euro në vit të cilat u janë kursyer tanimë nga vendosja e një regjimi komplet të ri të marrëdhënieve të tyre me burokracitë.
Është fakt që kemi trashëguar marrëveshje të papranueshme për detin për të cilën kemi pasur tensione me miqtë tanë në Ahtinë për shkak se e kemi shprehur qartë që ne nuk e njohim dhe duam marrëveshje të re. Faktikisht kemi bërë progres të jashtëzakonshëm për marrëveshje të re që do jetë e drejtë, e barabartë dhe në respekt reciprok të njëri-tjetri”, tha kryeministri.
600 mijë luftëtarë të ISIS? Rama: Nëse çmendet ndonjëri në BE, do i ofrojmë psikolog
Kryeministri foli edhe për debatin e hapur ditët e fundit rreth kmundësisë së ngritjes së kampeve të refugjateve dhe ardhjes së luftëtarëve të ISIS në Shqipëri.
Ai e quajti një broçkull kozmike.
“Kemi dëgjuar për broçkullën kozmike që do të vijnë 600 mijë luftëtarë të ISIS, të cilët me pushkë në krah do zbresin me avion në Shqipëri. Edhe sikur të çmendet ndonjëri në Europë dhe të bëjë këtë shaka, do buzëqeshim me keqardhje dhe do i sugjerojmë psikolog“, tha Rama
Rama ironi me opozitën: Esad Pasha ka gjetur më në fund pasardhësit.
Kreu i qeverisë ironizoi edhe opozitën, duke thënë se Esad Pasha ka gjetur më në fund pasardhësit.
“Esad Pasha ka gjetur më në fund pasardhësit. PO nxisin deputetët e BE kundër negociatave. Marrësia e shitjes së Detit dhe 600 mijë ushtarët e ISIS, nuk na surprizon se kur erdhi Babalja, heroi i luftës kundër krimit, çdo gjë mund të vijë“, tha kryeministri
Negociatat, Rama: Do të ndizet drita jeshile, nuk ka proces pa kushte
Kreu i qeverisë u shpreh besimplotë në një vendim pozitiv për hapjen e negociatave, por ai la të nënkuptohet se do të hapen me kushte.
“Kam besim që drita jeshile do ndizet në një mënyrë apo në një tjetër dhe Shqipëria nuk ka kthim pas në këtë proces. Nuk ka proces në rrugëtimin drej BE pa kushte. Mali i ZI sot negocion dhe ka 94 kushte“, tha Rama
Javanews/a.ç