Nesër në orën 14:00 hapet autostrada Tiranë-Durrës. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njoftojnë se deri nesër ora 14:00 përfundon ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin Maminas-Sukth-Shkozet. Pas orës 14:00 dhe gjatë gjithë fundjavës aksi Tiranë-Durrës do jetë plotësisht i hapur në funksion të lehtësimit të lëvizjes së pushuesve që zgjedhin plazhet gjatë fundjavës.
Ditën e shtunë, ARRSH dhe Policia Rrugore do të njoftojnë sërish për vazhdimin e ndërhyrjes në segmentin Shkozet-Durrës dhe më tej aksin Durrës-Tiranë. Punimet në autostradë nisën rreth dy javë më parë, ndërsa pritet që të përfundojnë deri në fund të qershorit.
ma.me