Një aksident i rëndë me pasojë dy të plagosur ka ndodhur në fshatin Borshkë të Elbasanit.
Policia raporton se shtetasi K.H, 31vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin, duke drejtuar mjeti tip “Ford”, me targa AA 567 TU, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një lokali që ishte në anë të rrugës.
Si pasojë e këtij aksidentit janë aksidentuar shtetasit S.H., 33 vjeç banues në fshatin Bishqem, si dhe bashkëshortja e tij shtetasja F. H.,39 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./a.m.