Të paktën 500 kilogram kanabis janë sekuestruar nga policia në Gjirin e Bristanit në Karaburun.
Dyshohet se lënda narkotike do ngarkohej në gomonen 12 metra të gjatë që u gjet dje e braktisur në plazhin e Darzezës në Fier. ‘Sipas Balkanweb’ skafistët braktisën gomonen me dy motorrë nga 300 kuaj fuqi secili sapo panë policinë dhe u fshehën në pyll.
Gomonia rreth 12 metra e gjatë me dy motorë nga 300 kuaj fuqi secili ka qëndruar deri në orët e para të mëngjesit në plazhin e Darzezës dhe më pas është marrë nga forcat e Guardia di Finanza dhe Policia Kufitare Shqiptare.
Sipas hetimeve të para dyshohet se gomonia kishte ardhur nga Italia për t’u ngarkuar me drogë në bregdetin shqiptar dhe më pas për t’u kthyer sërish por është pikasur nga policia, çka ka çuar në dështimin e trafikut. /b.d