Supermodelja Irina Shayk na ka shokuar me pamjen e saj të ri. Rusja ka vendosur papritur të presë flokët shkurt.
Gjatë Javës së Modës së meshkujve në Milano, 32-vjeçarja është shfaqur me flokët e prera shkurt dhe me balluke.
Irina gjithmonë ka preferuar flokët e gjata dhe ky ndryshim në pamjen e saj nuk pritej.Gjithsesi, një vajzë aq e bukur sa Irina, çfarë do lloj ndryshimi të bëjë sërish do të duket yll.
Irina në fakt përveç se ka ndryshuar look-un e saj, në këtë eveniment të rëndësishëm të modës për meshkuj është shfaqur e veshur serioze me një kostum të zi dhe dukej mjaft në formë. Irina është mami i një vajze 1-vjeçare, edhe pse nuk e reflekton aspak në trup që ka lindur një fëmijë! (Express) (b.an)