Kërkesat në rritje për tu strehur në azilin e të moshuarve në Fier ka shkaktuar mjaft konfuzion si tek të moshuarit ashtu edhe te stafi i qendrës së të moshuarve. Kushtet e vështira ekonomike, emigracioni, por në disa raste edhe braktisa e të moshuarve nga fëmijtë kanë bërë që numri i kërkesave për strehim të jetë mjaftë e lartë.
Drejtoresha e Shtëpisë së të Moshuarve në Fier shprehet se kapaciteti maksimal i pranimit në këtë qendër është vetëm 60 persona, por numri i kërkesave e kalon dyfishin.
Qendra e të moshuarve në Fier është rajonale, çka ka bërë që numri i kërkesave të jetë shumë i lartë. Ndërtesa e shtëpis së të moshuarve në fier është rikonstruktuar disa herë, por hapësirat nuk janë zgjeruar.
Ende nuk dihet se cila do të jetë zgjidhja për ti përballuar kërkesa në rritje të të moshuarve të cilët nuk kanë një vend se ku të rrijnë, pasi pensioni i tyre nuk i mbulon shpenzimet për të pasur një shtëpi me qera dhe faturat e përmuajshme.
ma.me