Përfaqësuesja suedeze ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 Korenë e Jugut duke marrë tre pikët e para të turneut.
Ishte një ndeshje fortë me shumë duele, sidomos në mesin e fushës, por me pak raste shënimi teksa skuadrat mbronin mirë në prapavijë duke mos lejuar kundërshtarin të shfaqej lirshëm në sulm.
Mbrojtja suedeze njihet tashmë, për më tepër pyetni Italinë, por edhe koreanët ishin tepër solidë dhe ishte vetëm me anë të një penalltie që u zhbllokua rezultati i ndeshjes. Ishin momentet ato që përcaktuan ndeshjen.
Kishte momente ku Suedia luante mirë dhe sulmonte, dhe në disa momente të tjera ishte Koreja që insistonte në kërkim të golit.
Gjithsesi, europianët e kanë merituar fitoren duke parë edhe mundësitë për gol të krijuara. Goli erdhi në minutën e 65’ nga pika e bardhë e penalltisë nga këmba e djathtë e Granqvist.
Pas golit koreanët u munduan të bënin diçka por pa sukses, Suedia merr tre pikë jetësore.