Bie në pranga një person në Dibër pasi u ndalua me armë.
Çlirim Bajraktari, 27 vjeç, banues në Arras, Dibër, është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia pasi mbante armë zjarri pa leje.
Shërbimet e policisë kanë organizuar punën dhe në vendin e quajtur ‘Stani i Gjoshe’, fshati Krejë, Lurë, personi në fjalë është kapur në flagrancë me një armë zjarri pushkë me 3 fishekë, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pushkë model 63, dhe 3 fishekë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./a.m.