Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës në Gjermani zhvilloi një takim me Presidentin e Bundestatug të Wolfgang Schäuble. Presidenti Meta vlerësoi rolin dhe angazhimin e Gjermanisë në drejtim të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Duke iu referuar progresit të bërë në përmbushjen e prioriteteve kyçe, Presidenti Meta, theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që do të kishte një vendim pozitiv i Bundestagu gjerman në favor të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
“Çelja e negociatave vetëm do të na ndihmonte më shumë për të adresuar më mire të gjitha prioritetet dhe përmbushur standardet dhe kriteret e nevojshme, si dhe do të jepte një sinjal shumë pozitiv për të gjitha forcat në rajon”, u shpreh Presidenti Meta.
Të dy bashkëbiseduesit ndanë shqetësimin për çështjet e sigurisë që kërcënojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe theksuan nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë në këtë drejtim, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë rajonal e evropian. Shqipëria pret në datë 28 qershor vendimin për negociatat, ndërsa deri tani tre janë vendet skeptike, Gjermania, Franca dhe Holanda.
ma.me