Ish-tenisti Boris Becker kërkon imunitet për t’u mbrojtur nga një padi e pritshme. Tre herë fituesi i Uimbeldonit pretendon se emërimi i tij si diplomat nga Republika Qendrore e Afrikës i jep atij mbrojtje nga çdo pretendim ligjor. Becker deklaroi falimentin në vitin 2017 në lidhje me një shumë parash që i detyrohej bankës private “Arbuthnot Latham”. Por ai po hetohet për pasuri të tjera.
Republika e Afrikës Qendrore e caktoi Becker-in një atashe sportiv dhe kulturor në BE në prill 2018. Avokati i tij thotë se kjo e mbron atë nga të qenit subjekt i procesit ligjor në gjykatat e çdo vendi për aq kohë sa ai mbetet diplomat. Becker është i pari gjerman që fitoi Uimbeldonin, në moshën 17-vjeçare më 1985. Ai e fitoi atë përsëri në vitet 1986 dhe 1989. Këta dy tituj janë mes 64 të tillëve që ai ka fituar gjatë karrierës 15-vjeçare.
ma.me