Presidenti amerikan, Donald Trump, ka aprovuar tarifa të reja për një listë të gjatë produktesh kineze, për një vlerë prej 50 miliardë dollarë.
Lajmin e bën të ditur “Wall Street Journal”, e cila shkruan se nuk është ende e qartë se kur urdhri i presidentit amerikan do të hyjë në fuqi.
Vendimi, i cili është marrë për të ndëshkuar Pekinin që e akuzon se u ka vjedhur teknologjinë kompanive amerikane dhe ka shkelur të drejtat e pronësisë intelektuale, do të bëhet publik në orët e ardhshme.
Ai rrezikon të nxisë shpërthimin e një lufte tregtare Kinë-SHBA, e cila mund të jetë e paprecedent dhe me pasoja të paparashikueshme.
a.ç