Një hetim disa mujor çoi në arrestimin e 2 personave në qytetin e Korçës, të cilët akuzohen se trafikonin ikona fetare. Burime zyrtare sqarojnë se të arrestuarit janë Beni Kosturi, 49 vjeç dhe Nerald Karollari, 30 vjeç. Gjithashtu, një procedim penal nisi edhe ndaj një 27-vjeçari, me iniciale E.G.
“Nga kontrolli i ushtruar në lagjen nr 4, në banesën e Beni Kosturi iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 ikona kishtare të përmasave të ndryshme si dhe 37 monedha metalike të huaja të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të vjedhura në Greqi”, thuhet në një njoftim të policisë.
Të arrestuarit dyshohet se këto objekte do t’i shisnin në këmbim të një shume prej 3000 Euro, me qëllim trafikimin e tyre.
a.ç