Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në sofrën tradicionale të Iftarit.
“Lexo e hiq dorë nga dhuna në islam,” me këto urdhëresa e nisi fjalën kreu i qeverisë, sipas të cilit “nuk i vlejnë vetëm myslimanëve apo të krishterëve, po për këdo, kurdo e kudo”
“Vëllazëria jonë qindra e qindra vjeçare fetare është gjëja më e mirë që historia plot vuajtje na la si melhelm për plagët.
Një gjë besoj është e sigurtë, pa këtë vëllazëri në kombësinë tonë, do ishin shfaqur duart e mbrapshta.
Islami i së ardhmes paqësore ekziston si një dhuratë që duhet mbrojtur e trashëguar si amanet i shenjtë,” tha Rama.
Kreu i qeverisë gjithashtu foli për organizatën terroriste islamike ISIS duke thënë që mesazhi i krimit mbetet ende i fortë edhe pse ISIS po vdes.
“ISIS-i po vdes dhe vetë, por mbetet i gjallë dhe i fortë mesazhi i krimit: të godasim ndaj bukurisë së jetës në çdo kohë.
Islami e krishtërimi e judaizmi është viktimë e njëjtë e kësaj dhune.
Barazia në paqe përmes lirive e të drejtave është një mundësi e kësaj bote.
Është shkruar në Kuran se Zoti e bekon mirësinë dhe drejtësinë.
Honi i të zi kujtese, askush prej vizitorëve nuk priste të dilte i qetë nga mrekullia e këtyre dorëshkrimeve. Ata panë se si me pak bujë shqiptarët kanë ruajtur perlat e etikës dhe të estetikës shpirtërore” tha Rama.
Sofra tradicionale e Iftarit në emër të vëllazërisë fetare, një dhuratë e paçmueshme e stërgjyshërve, që duhet mbrojtur e trashëguar si bekim për brezat e pasardhësve tanë