Kryeministri Edi Rama deklaroi pasditen e së martës se po studiohet nga ana e qeverisë marrja “e një vendimi radikal për ndalimin e qeseve plastike në territorin e Republikës së Shqipërisë”.
I ftuar në “Top Show”, ministri i Turizmit dhe Mjedisit sqaroi se heqja e qeseve plastike ka shumë të mira, por edhe problematika për biznesin.
“Duhet një aksion publik dhe qytetarët duhet të nisin të refuzojnë qeset e të përdorin trastat. Qeset bllokojnë kolektorët e qyteteve dhe madje edhe vendgrumbullimet e mbetjeve”, u shpreh Klosi.
Ministri bëri me dije se “nuk do të lejohen kompani që të prodhojnë qese dhe të tregtojnë qese”.
“Biznesi që prodhonte qese të holla do të kalojë në prodhim qesesh prej letre”, tha Klosi.
a.ç