Qeveria ‘Rama 2’ do të zhvendoset në qytetin bregdetar të Durrësit në mbledhjen e radhës dyditore. Mbledhja do të nisë pasditen e sotme në orën 16:00, ndërsa më pas do të ketë një deklaratë nga Rama në lidhje me vendimet që janë marrë. Pasdite do të ketë një takim me qytetarët në kuadër të ‘Llogaridhënies’, ndërsa në mbrëmje do të festohet 27-vjetori i themelimit të Partisë Socialiste.
PS feston këtë 12 qershor 27 – vjetorin e themelimit. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të përshëndesë të gjithë socialistët një vizatim, një “smile” me një trëndafil të kuq, ku në krye ka shkruar “27 vjet Partia Socialiste”, ndërsa e cilëson si “Photo of the day”. Duke u rikthyer sërish te mbledhja dyditore, nesër do të prezantohen projektet për Durrësin, ndërsa do të ketë edhe një takim me drejtuesit e institucioneve./a.ç