Avokati i Adriatik Llallës ka komentuar vendimin e Komisionit të Posaçëm të Apelit për ish-kryeprokurorin.
Në një prononcim të shkurtër për Report Tv menjëherë sapo KPA vendosi që Llalla nuk do t’i nënshtrohet Vettingut, avokati Sokol Hazizaj deklaroi se sot fitoi ligji dhe nuk rrit besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi.
Sipas tij, gjykata dha një vendim të drejtë dhe korrekt.
“Sot ligji fitoi, rritet besimi i qytetarëve ndaj Reformës në Drejtësi. Gjykata dha vendim korrekt, të drejtë”, tha Hazizaj
a.ç