Policia e Fierit ka kryer disa arrestime gjatë orëve të fundit, ku për verpa të ndryshme penale kanë rënë në pranga katër persona. Sipas një njoftimi nga policia, bëhet me dije se arrestimet janë kryer për, dhunë në familje, vjedhje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Njoftimi i plotë
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, 1 për “Dhunë në familje”, 1 për “Vjedhje” dhe 2 për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”
*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Jani Vasa, 31 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 10.06.2018 ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike duke e goditur me grushta nënën e tij, shtetasen Sh.V, 60 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/1 i Kodit Penal.
2.Gëzim Duka, 48 vjeç, banues në Luar, Roskovec.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetasit M.Ç, 46 vjeç, banues në Roskovec.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Luar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa paisje elektrike të vjedhura në banesën e shtetasit M.Ç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.
*Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Marjo Kokoneshi, 31 vjeç, banues në Divjakë, pasi:
Në qytetin e Divjakës është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip “B.M.ë ” i pa paisur me leje drejtimi.
2.Arlindo Varfaj, 24 vjeç, banues në Patos, pasi:
Në unazën e qytetit Patos është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz” nën ndikimin e alkolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.
ma.me