Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do i nënshtrohet Vettingut.
Llalla nuk do jetë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vite.
“Vendimmarrja për ndërprerjen e procesit të vettingut ka qenë i drejtë. Dorëheqja e Adriatik Llallës sipas ligjit. Ndërpritet vettingu për Llallën, nuk lëjohet emërimi për një periudhë për prej 15 vitesh në drejtësi“, deklaroi kolegji i apelimit
Ndërprerjen e vetting-ut për ish-Kryeprokurorin e mori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi ai hoqi dorë nga e drejta për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kërkoi që subjekti t’i nënshtrohej vetting-ut.
Vetë ish-Prokurori i Përgjithshëm nuk ishte i pranishëm në seancë duke ia lënë tagrin e përfaqësimit avokatit të tij mbrojës, i cili seancën e mëparshme dorëzoi një prokurorë të përpiluar nga ish- kryeprokurori ne një zyrë noteriale në Turqi.
a.ç