Një burrë ka mbetur i vdekur ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur rëndë pasi u përplasën nga një makinë në fshatin Shtoj të Shkodrës.
Aksidenti i rëndë mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Autori i aksidentit u kap pasi u përplas me murin e një banese në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportimeve të para, në vendngjarje ka mbetur i vdekur Besnik Beci ndërsa e plagosur rëndë ka mbetur bashkëshortja e tij, Alketa Beci. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
a.ç