Radia Nainggolan, mesfushori i Romës, një nga më të mirët në rolin e tij u la jashtë nga Belgjika për Botërorin që nis të enjten në Rusi.
Ky lajm bëri shumë bujë në disa media ndërkombëtare pasi cilësitë e Nainggolan janë të padiskutueshme dhe mendohej se ky vendim i trajnerit mund të kishte prapaskena te tjera, siç ishte ndëshkimi për veprimet e futbollistit i cili njihet për përdorimin e alkoolit dhe duhanit.
Sot Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, ka dashur të shuajë njëherë e përgjithmonë diskutimet, ndaj është shprehur: “Reagimi ndaj vendimeve nuk duhet të jetë domosdoshmërish i mirë, por vendimi po. Nuk më intereson nëse njerëzit e pranojnë ose jo, arsyeja e lënies jashtë së Raxhas ka qenë taktike.
Nuk flas për zgjuarsinë e tij taktike, por për mënyrën si luajnë sulmuesit në sistemin tim. Nuk mund të luash me më shumë se 11 lojtarë në fushë. Kur luan me Hazard, Mertens dhe Lukakun në sulm, duhet të marr disa vendime taktike.” (BalkanWeb)