Petrit Vasili nuk i ndahet kryeministrit Edi Rama dhe madje e konsideron këtë të fundit si gënjeshtar. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI shkruan se kryeministri nuk është treguar i sinqertë kur flet për qendrën e reabilitimit të ish luftëtarëve të kthyer nga ISIS.
Vasili fton shqiptarët që të mos e besojnë më, duke treguar se ka arritur në përfundmin se shefi i qeverisë “mashtrimin” e ka sëmundje.
Ndër të tjera ai thotë:
“Kryeministri yne genjeshtren e ka semundje pa sherim dhe nuk kurseu as kryeministrin Borisov.
Qe kryeministri yne e ka genjeshtren menyre jetese nuk eshte lajm.
I palodhur,i paepur dhe pa sherim ne semundjen e tij te genjeshtres, ai ne rastin e qendres se reabilitimit te ish te kthyerve nga ISIS,nuk kurseu as kryeministrin e Bullgarise Borissov dhe e nxori ate si njeri qe nuk di ç’flet duke harruar qe ai eshte kryeministri i nje vendi anetar i BE dhe mik i Shqiperise si Bullgaria.
Meqenese ky mashtruesi i semure kryeministri yne prap i ra ne qafe opozites,lexoni vete se ç’ka thene z.Borisov, por meqe ky mashtruesi ne krye te qeverise s’ka turp po ju veme be dispozicion edhe videon e konf per shtyp qe edhe ta shikoni.
“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp”, kujton Vasili.