Një person ka humbur jetën në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Mësohet se vikima ishte një tregtar, pasi ishte duke shitur fruta në anë të rrugës.
Sipas policisë një makinë “Mercedez” që vinte nga Tiranë përplasi rëndë tregtarin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.
Nuk dihet ende si ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /b.d